Antonio Conte nuk është shumë i sigurt për qëndrimin e Eden Hazard te Chelsea. Trajneri i Bluve të Londrës nuk e përjashton mundësinë e largimit të futbollistit belg, i cili prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes së Realit të Madridit. ‘nuk di asgjë për të ardhmen e Hazard, nuk kam sferën e kristaltë-ishte komenti i bërë nga Conte për tabloidin britanik ‘Daily Mail’-por unë mendoj se ai dhe familja e tij janë shumë të lumtur këtu’. Eden Hazard, 26 vjeç ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, por Blutë e Londrës po mendojnë t’ia rinovojnë atë duke i ofruar futbollistit një pagë që do ta bëjë atë futbollistin që do të përfitojë më shumë të ardhura në Premier League.
sfidanti.al