Pas 3 vajzave, Steven Gerrard bëhet babai i një djali. Bashkëshortja e legjendës së Liverpoolit, Alex solli në jetë fëmijën e katërt të tyre të cilin e quajti Lio, dhe sipas medias britanike duket se Gerrard ka dashur të nderojë yllin e Barcelonës, Lionel Messi. Vetë Gerrard e publikoi lajmin e ardhjes në jetë të djalit të tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram. Por ajo që të bie në sy tek emrat e fëmijëve në familjen Gerrard është se të gjithëve u fillon emri me shkronjën ‘L’. Vajzat e 36 vjeçarit, quhen Lily-Ella, Lexie dhe Lourdes dhe tani shtohet edhe vogëlushi Lio.
sfidanti.al