Bernardo Silva “largoi” Barella-n nga City

“Corriere dello Sport” ka zbuluar një prapaskenë të merkatos që daton nga vera e vitit 2023. Finalja e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit ishte një vitrinë e rëndësishme për mesfushorin e zikaltërve, Nicolo Barella, pasi Pep Guardiola u magjeps nga loja e tij. Gjatë asaj seance Gundogan përshëndeti Guardiola-n dhe shkoi te Barcelona, me Bernardo Silva-n që gjithashtu po mendonte të largohej. Nëse portugezi nuk do të kishte qëndruar në Mançester, Barella do të ishte objektivi i parë i Cityt. Liverpool dhe Bayern Munich ishin gjithashtu në gjurmët e ish-lojtarit të Cagliarit.

sfidanti.al