Dinamo “zbulon” dy “talente”

Për Peter Itodo Mandelën nuk ka nevojë për shumë komente, flasin golat që sulmuesi titullar i Dinamos ka shënuar deri tani. Futbollisti 21-vjeçar ka shënuar nga një gol në tri ndeshje radhazi, duke i dhënë pikë të rëndësishme skuadrës, sidomos kundër Skënderbeut, kur me një veprim individual nxori ekipin nga një moment shumë i vështirë. Duket se blutë kanë gjetur profilin e përshtatshëm të qendërsulmuesit, të paktën për këtë sezon.

Por jo vetëm Mandela, në formacionin e Dinamos ka luajtur edhe Karamba, 19-vjeçari që duket se ka karakteristika që pëlqehen nga trajneri Daja. Gasama Karamba në fakt është pjesë e bluve prej kohës dhe është vlerësuar gjithmonë si një talent, por tashmë po merr më shumë minuta se më parë. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, të dy këta lojtarë, përveçse do ta ndihmojnë klubin kryeqytetas me atë që japin në fushë, mund të sjellin edhe të ardhura të konsiderueshme në arkat e tij.

sfidanti.al