Ballack nuk e shikon Bayernin në finale

Për Balak, Bajerni aktualisht nuk është një kandidat për të shkuar deri në fund këtij rrugëtimi. “Finalja në Allianz Arena do t’u japë të gjithëve në Bajern edhe më shumë motivim, por ata ende duhet të tregojnë se janë edhe kandidatë për këtë finale. Për momentin nuk do ta emëroja si një nga kandidatet e para për në finale”, shpjegon ai në një intervistë për “Kicker”.

Ai vazhdon: “Ata patën një sezon të mrekullueshëm në Ligën e Kampionëve dhe fatkeqësisht u eliminuan në gjysmëfinale për shkak të një gabimi të Manuel Nojer. Unë pres që Bajerni të jetë në tetë më të mirët në fund të fazës së ligës dhe rrjedhimisht në raundin e 16-të. Ata tërhoqën kundërshtarë të qëndrueshëm dhe kështu kanë më shumë mundësi për të fituar pikë”. Bavarezët do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve së bashku me Parisin, Barçën, Dinamo Zagrebit, Aston Vila, Benfika e Lisbonës, Shahtjar Donjeck, FejenordRoterdam dhe Slovan Bratislava.

sfidanti.al