Partizani “abonohet” me barazimet

Pas barazimit në kryeqytet me Dinamon, Partizani bën një tjetër hap në vend. Gjithçka është mbyllur në “paqe”. Laçi dhe Partizani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e javës së pestë të “Abissnet Superiore”. Pas një pjese të parë pa gola, në pjesën e dytë ishin të kuqtë që arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 80-të. Një sulm nga e djathta me Binsuka, me finalizimin e Zekës, për një 0-1. Por avantazhi i Partizanit zgjati vetëm pesë minuta pasi Ballhysa vendosi barazpeshëm me një asistim të Prodanit, për një 1-1 që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.