Në pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit, më e vështira për ekipin e Luis Enrikes duket ajo ndaj Espanjolit. Luhet derbi, luhet në stadiumin e rivalit dhe ndaj një kundërshtari që tani për tani është në formë shumë të mirë. Nëse Barcelona dëshiron të mbrojë titullin, duhet ta kalojë me sukses përballjen në “Kornelia”. Për fat, trajneri “blaugrana” do të ketë sërish në dispozicion treshen më të famshme sulmuese në botës.
Lionel Mesi nuk mund të mungojë, me 33 golat e tij këtë sezon në La Liga, po ashtu edhe Luis Suarez është përgjigjur gjithnjë në apel, por kthimi më i bujshëm është ai i Nejmarit. Ndaj Osasunës shleu ndeshjen e tretë pezullim dhe pritet të jetë në formacion. Do të jetë pikërisht MSN-ja që do të përpiqet të fitojë ndeshjen për Barcelonën. Luis Enrike është i kënaqur pasi Nejmar do të jetë me këmbë të freskëta, Suarez po ashtu pushoi ndaj Osasunës, ndërsa Mesi është në formën më të mirë të sezonit.
Sfidanti.al