Në moshën 40-vjeçare, shumica e futbollistëve e kanë lënë karrierën në fushë dhe janë bërë ose trajnerë të zotët, ose analistë nëpër studio televizive. Nuk është ky rasti i Françesko Totit që është pikësisht 40 vjeç dhe që po mendon se çfarë duhet të bëjë sezonin e ardhshëm. Kapiteni i Romës thuajse e mban kot shiritin, pasi është aktivizuar shumë pak minuta si zëvendësues, ndonëse ka hyrë shpesh në fushë.
Kompania Najk duket se e ka bërë që të mendohej mirë përpara se të merrte vendim. Ajo i dhuroi Totit një palë këpucë të arta (të veshura me ar mbi lëkurë). Najk ia bëri këtë dhuratë për nder të 25 viteve të Totit me fanelën e Romës, periudhë që nisi në 1993, pasi refuzoi Lacion në 1989. Kapiteni roman do t’i provojë këpucët në derbin ndaj Lacios në 30 prill, gjithnjë nëse do të aktivizohet.
Sfidanti.al