Hamilton i bën kompliment tifozes, ndërsa mbërrin në Rusi për garën!

Ljuis Hamilton është totalisht i përqëndruar te gara e radhës në Formula 1, por një pilot me shumë përvojë (padyshim edhe mashkull tepër i tërhequr nga femrat), nuk mund të vendosë “veshoret e kalit” në sy. Nuk e bëri as Hamiltoni që ndërsa mbërriti në qytetin e Rusisë Jugore, Soçi, hasi një tifoze me një xhaketë të bukur xhins. Ndërsa i dha autograf, Hamilton bëri edhe një foto, ndërsa xhaketa xhins kishte të stampuar në pjesën e prapme pikërisht fotografinë e Ljuisit.

Hamilton do të kërkojë fitoren në Soçi, në Çmimin e Madh të Rusisë këtë fundjavë, pasi ndodhet 7 pikë prapa kryesuesit, Sebastian Fetel të Ferrarit. Ndërkaq, shoku i tij i skuadrës tek Mercedesi, Valteri Botas pritet të marrë urdhëra për t’i hapur rrugë Hamiltonit, në garë e sipër, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Sfidanti.al