Bulent Uygun, trajneri i Sivasspor, ka deklaruar se dy klube të mëdha nga Turqia janë të interesuara për Rey Manajn dhe se janë në bisedime me ta. Në deklaratën e tij për shtypin para stërvitjes së bardhekuqve, ai tha se liga ka rifilluar dhe të gjithë po përpiqen të krijojnë një ekip të ri.
“Po takohemi edhe me ta (dy klubet turke). Negociatat me ligën saudite vazhdojnë. Nëse numrat dhe pozicionet që duam janë në dispozicion, atëherë menaxhmenti ynë do të vlerësojë. Unë po përpiqem ta përgatis Manajn në mënyrën më të mirë, sikur ai të mbetet tek ne”.
sfidanti.al