Armando Broja huazohet te Ipswich Town

Armando Broja nuk braktis Premier Ligën pasi do të transferohet në formë huazimi për një vit te skuadra e Ipsuiç. Ashtu siç ishte raportuar ditë më parë ekipi i sapo ngjitur në Premier ka shfaqur interes të fortë për shqiptarin, shërbimet e të cilit i ka siguruar për të paktën 12 muaj. Ky detaj mban “peng” finalizimin e kësaj marrëveshejeje pasi klubet po diskutojnë nëse në akord të futet ose jo klauzola sipas së cilës Ipsuiç do të jetë e detyruar që të blejë 22-vjeçarin verën e 2025-ës.

sfidanti.al