Erling Haland një “makineri e çmendur” golash

Shifrat e Erling Haaland që kur iu bashkua Mançester City-t nga Borusia e Dortmund në verën e vitit 2022, ja vlen që të lexohen dhe analizohen me kujdes. Që prej transferimit të tij në “Etihad”, sulmuesi norvegjez ka shënuar 64 gola në 67 paraqitje në Premier Ligë. Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë që nga debutimi i tij në Premier Ligë sesa 24-vjeçari. I dyti pas tij është Mohamed Salah, me sulmuesin e Liverpulit, i cili ka shënuar më shumë gola gjatë së njëjtës periudhë: 38 në 71 ndeshje. Haland ka raportin më të mirë gol për minuta në historinë e Premier Ligës (llogaritur me minimumi 20 gola). Ai ka shënuar një gol çdo 85 minuta. Golashënuesi më i mirë i historisë së “Qytetarëve”, Sergio Aguero, ka rekordin e radhës më të mirë me një gol çdo 108 minuta. Në sezonin e tij të parë te Siti, Haland shënoi 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, një rekord për një lojtar të Sitit. 36 golat e Halandit në kampionat, në sezonin e tij të parë, thyen rekordet e vjetra të Alan Shirerit dhe Andrju Kolit, të cilët shënuan nga 34 secili në tre sezonet e para të Premier Ligës, kur skuadrat luajtën 42 ndeshje. Haalandit iu deshën vetëm 48 ndeshje për të shënuar 50 gola në Premier Ligë, 17 ndeshje më pak se rekordi i mëparshëm Kolit. Këtë sezon, Haland mund të fitojë “Këpucën e Artë” të tij të tretë radhazi në Premier Ligë. Tieri Henri ishte lojtari i fundit që e fitoi këtë trofe tri herë radhazi në vitin 2004.

sfidanti.al