Profeti Duka  “gjeti” Europianin, pse  dorezohet te ..Superliga!

Si ka mundesi që “profeti” i futbollit tonë të dorëzohet para një pyetje të vogël. E pyetën presidentin Duka, disa ditë më parë, në një intervistë në RTSH, se cili ekipi mund ta fitonte kampionatin. Dhe ai që “gjeti”se do të fitonim me Italinë 1-0 në Europian dhe më pas  që do të mundnim Spanjën dhe do dilnim nga grupi, dorëzohet para Superligës. Ç‘ka ngjarë që “profeti” ka humbur magjinë, ai  që e ka ditur gjithnjë se cili do të ishte fituesi, tradheton besimtaret e tij…

Fjalët e tij janë të bekuara për ata që e bëjnë gjumin  akoma me perrallet e “Nastradinit te  futbollit”: “  Mendoj se kampionati ynë është i vështirë për t’u parashikuar, pasi ndahet vetëm në fund !”  Haleluja president ! Dikur e jepnim qysh në fillim, tani do ta mbajmë sekret deri në fund…

Sa herë flitet për titullin kampion, se cili ekip do ta fitoi titullin, na kujtohet historia që ndajmë me mjeshtrin e muzikës, profesor Ferdinand Dedën. Një ditë, kur ishte mes nesh,  na pyeti para se të fillonte kampionati se cili ekip do ta fitonte kampionatin. Mjeshtrit i dhamë një përgjigje mjeshtrore: “ Na trego se cili e fiton festivalin, te tregojmë se cili ekip e fiton kampionatin!”

Sfidanti.al