La Liga nis me surprizë që në ndeshjen e parë

Kampionati spanjoll i futbollit ka nisur sot me një surprizë që pakkush e kishe parashikuar që në ndeshjen e parë të tij. Getafe, një skuadër në vështirësi të mëdha financiare që nuk po arrin të regjistrojë të gjithë emrat e afruar në verë, ka barazuar në transfertën përballë Atletik Bilbao. “San Mames” ishte mbushur plot për ndeshjen e parë, edhe për faktin se të gjithë kërkonin të përshëndetnin Niko Uilliams i cili vendosi të mos largohej nga klubi bask. Goli i Sancet në pjesën e parë i dha avantazhin Atletik Bilbaos që dukej se po shkonte drejt një fitoreje. Por Uçe në pjesën e dytë të lojës barazoi shifrat dhe detyroi trajnerin Valverde të hidhet në fushë pikërisht edhe spanjollin e shpallur Kampion Europe. Megjithatë, pavarësisht sulmeve të shumta të vendasve, rezultati nuk ndryshoi më, duke vulosur një barazim të papritur 1-1.

sfidanti.al