Anglia pezull, nis procesi kundër Manchester City

Pritshmëri e madhe në Angli për seancën kundër Manchester City, për 115 shkeljet e pretenduara të rregullave ekonomiko-financiare të Premier League. Në dy javët e ardhshme duhet të dalë rezultati i çështjes që sheh Citizens kundër kampionatit anglez për marrëveshjet me palët e lidhura. Si pasojë, vjen hapi më delikat për klubin kampion anglez i cili në skenarin më të keq rrezikon edhe rënien nga kategoria. Sipas Times, puna e komisionit të pavarur është çuar përpara nga nëntori deri në mes ose në fund të shtatorit, me një vendim që pritet në fillim të vitit 2025. Nëse akuzat më të rënda do të vërtetoheshin, City do të rrezikonte rënien në kampionat. Ndër shkeljet e supozuara janë mosdhënia e informacionit të saktë financiar për 9 sezone, detajet jo të plota të pagesave ndaj Roberto Mancini ndërmjet viteve 2009 dhe 2013 dhe detajet jo të plota të pagesave për lojtarë të ndryshëm nga 2010/11 deri në 2015/16. Klubi gjithmonë ka mohuar çdo parregullsi, duke thënë se ka “prova të pakundërshtueshme” që do ta shfajësojnë atë. Hetimi filloi në vitin 2018 kur, si pjesë e të ashtuquajturave Football Leaks, gazeta gjermane Der Spiegel publikoi dokumente të ndjeshme që sugjeronin se si pronarët e City kishin derdhur direkt paratë që duhet të kishin ardhur nga kontratat e sponsorizimit.

sfidanti.al