Manchester City humbi shërbimet e Julian Alvarez që u largua me destinacion Atletico Madrid. Një operacion i cili i solli arkave të anglezëve plot 95 milionë euro. Megjithatë, këto para do të investohen shpejt në merkato, për t’i siguruar trajnerit Pep Guardiola zëvendësuesin e argjentinasit. “El Chiringuito” e jep fakt të kryer akordin e “The Citizens” me Luis Diaz nga Liverpooli. Një lajm bombë ky nga i cili mbetet për t’u parë reagimi i Liverpool dhe nëse të kuqtë do të ishin të gatshëm të humbisnin një prej titullarëve të tyre, aq më tepër kur bëhet fjalë për të përforcuar rivalët kryesorë në kampionat. Po sipas medias “El Chiringuito”, City ka në plan të ofrojë 70 milionë plus bonuse për shërbimet e kolumbianit teksa tashmë topi është në fushën e Liverpool.
sfidanti.al