Chiesa, Besiktas i “mbyll portën”

Federico Chiesa vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe e merkatos në Itali. Pasi Juventus e ka nxjerrë në shitje, hapin më të madh me një ofertë të çmendur e ka bërë Besiktas edhe pse ndoshta të pamjaftueshme për sulmuesin e krahut i cili ka kërkuar një pagë përtej çdo logjike për futbollin turk. Zv/presidenti i klubit, Hüseyin Yücel deklaron se lojtari kërkon 9 milionë në sezon ndërsa Juventus 15 për ta lënë të lirë. Në këtë mënyrë, Besiktas është tërhequr plotësisht nga gara për të siguruar shërbimet e italianit dhe kur duhen edhe 19 ditë nga mbyllja e merkatos, e ardhmja e tij duket e pasigurtë.

sfidanti.al