Nga Trigoria në Arabinë Saudite, e ardhmja e Paulo Dybalas mbetet ende për t’u përcaktuar. Nga gadishulli i milionave ka mbërritur një ofertë konkrete por që nuk e ka lëkundur argjentinasin i cili beson se ka ende shumë për të dhënë në Europë. Gjithsesi, kjo është një ide që e ngacmon pronarin Dan Friedkin pasi Roma ka nevojë për të investuar në merkato dhe pa paratë e argjentinasit nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Në organikë, Roma nuk ka lojtarë të tjerë që mund të tërheqin vëmendjen.
sfidanti.al