Ederson vazhdon te Manchester City

Ederson e ka marrë vendimin në lidhje me të ardhmen. Pavarësisht ofertave të majme në aspektin ekonomik nga Arabia Saudite, portieri brazilian do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt. “Vendimi është marrë, do të qëndroj te City edhe për sezonin e ardhshëm. Bisedova me trajnerin dhe fjalët me të ndikuan në vendimin tim. Jam i lumtur që do të vazhdoj me këtë skuadër. Jam plotësisht i përqendruar në fitimin e sa më shumë trofeve. Sigurisht që kam folur edhe me gjithë të tjerët, bordin e drejtorëve, drejtuesit dhe shokët e skuadrës, të cilëve ua tregova se do të qëndroj”. 30-vjeçari është pjesë e Manchester Cityt prej vitit 2017, ndërkohë që Etihad ka fituar 18 trofe në total. “Gardiani” latin ndodhet nën kontratë me kampionët e Anglisë deri në verën e vitit 2026.

 

sfidanti.al