Plas kaosi te Hajduk Split. Klubi kroat ka në drejtim tashmë si trajner Rino Gatuzon, por në një përbërje të mbushur me yje të viteve të shkuar të Kroacisë, mes të cilëve edhe Ivan Perisic, për teknikun italian duket se nuk është e lehtë të menaxhojë situatat. Dhe kjo është parë që në startin e këtij sezoni, ku shpërthimet e Gatuzos në konferenca për shtyp janë bërë virale. Tani, e ka radhën një përplasje e fortë me Ivan Perisic, pas të cilës trajneri ka vendosur të përjashtojë mesfushorin e njohur kroat nga radhët e ekipit për ndeshjen e kësaj jave në kampionat kundër Lokomotiv Zagrebit.
Një vendim që vjen vetëm pak ditë pasi Gatuzo kishte përjashtuar nga ekipi Emir Sahitin meqë kishte shkuar me vonesë në një mbledhje. Por ndryshe nga Sahiti, Perisic nuk ka ndër mend të qëndrojë në heshtje, Ai e ka paralajmëruar një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Sot është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk kam ndër mend të shqetësoj djemtë dhe klubin duke tërhequr vëmendjen tek unë. Shumë fat të gjithë skuadrës. Mund të flasim pas ndeshjes rreth asaj që ka ndodhur”, ishte postimi i Perisic, duke bërë të qartë se do të tregojë këndvështrimin e tij për përplasjen me Gatuzon.
sfidanti.al