Rihapen dyert e burgut për Bruno Souzan, portierin brazilian që në marsin e vitit 2013 u dënua me 22 vjet e 3 muaj heqje lirie për vrasjen e ish të fejuarës së tij Eliza Samudo. Gardiani i portës së Boa Esporte që ka luajtur edhe për Corinthinas e Flamengo, u lirua pasi kreu 4 vjet të dënimit për t’iu nënshtruar një tjetër seance gjyqësore nga një komitet me 5 gjykatës. Seancë që tashmë është mbajtur nga dhe ku doli vendimi përfundimtar që e detyron Bruno Souzën të kthehet në qeli për të plotësuar dënimin e tij, pra të kryejë edhe 18 vjet të tjerë burg përpara se të bëhet sërish një njeri i lirë.
sfidanti.al