Sirena angleze për Gigio Donnarummën. Kapiteni i kombëtares italiane ishte ndër të paktët lojtarë të skuadrës së kaltër që bëri mirë në Euro 2024, teksa me pritjet e tij i bëri më pak të dhimbshme disfatat e ekipit të Spallettit. 25-vjeçari ndodhet nën kontratë me PSG-në deri në 2026, por në gjurmët e tij është vënë Manchester City. Pep Guardiola që e cilëson “gardianin” italian si zëvendësuesin perfekt të brazilianit Ederson. Me këtë të fundit që është pranë transferimit në Arabinë Saudite. Bisedimet e rinovimit me kampionët e Francës pritet të ndërpriten për momentin pas interesimit nga Premier League.
sfidanti.al