Pak minuta përpara ndeshjes mes River Plejtit dhe Lanusit i gjithë “El Monumental” këndoi në kor këngën e dëgjuar në autobusin e Argjentinës pas triumfit në finalen e Copa America.
Protagonisti absolut edhe në këtë rast ishte Enco Fernandez, i cili mendoi që të nderonte me prezencën e vet tifozët e tij të klubit, i cili e bëri gati për futbollin e rëndësishëm. Mesfushori i Çelsit përshëndeti ish-skuadrën e tij duke veshur edhe fanellën bardhekuqe ndërsa kaluan pak minuta dhe i gjithë stadiumi nisi të këndonte këngën kundër lojtarëve me ngjyrë. Incidenti i fundit nuk e ndihmon aspak argjentinasin kundrejt të cilit Çelsi ka hapur një hetim pas rekomandimeve të Premier Ligës.
sfidanti.al