Redon Mihana transferohet në Azerbajxhan

Redon Mihana ka nisur një aventurë të re në Azerbajxhan, aty ku i është bashkuar ekipit të Kapaz PFK. Sulmuesi anësor ka firmosur një kontratë 1 vjeçare, por ka edhe opsionin e rinovimit edhe me 1 vit tjetër. Ekipi i Kapaz është një skuadër që militon në Premier Leaguen e Azerbjaxhanit, pra në elitë. Kjo është aventura e parë e Mihanës jashtë Shqipërisë. Redon Mihana largohet nga Shqipëria pas 9 vitesh karrierë. 25 vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Laçit, Apolonisë, Dinamos, Egnatias, Kastriotit dhe së fundmi Erzenit të Shijakut.

sfidanti.al