Broja, interesohet edhe Southampton

Armando Broja do të largohet nga Chelsea, ndërsa enigmë mbetet skuadra e tij e re. Mediat, së fundmi, flasin për një interesim të një skuadre. Southampton ka “zgjuar” përsëri interesin për yllin kuqezi, futbollist të cilin e ka patur në dispozicion si huazim, edhe më përpara. Blutë e Londrës duan shitjen përfundimtare të Brojës, pasi nuk është në planet e skuadrës. Ndërkohë që ekipi nga Southampton po reflekton dhe po mendon të bëjë ndonjë lëvizje konkrete. 22-vjeçari ka realizuar 6 gola, në periudhën që luajti për këtë ekip.

sfidanti.al