Conte dhe Lukaku shumë pranë ribashkimit

Conte dhe Lukaku është një binom fitues, që nga kohët kur trajneri italian e mori te Interi për ta shndërruar në një nga protagonistët e fitimit të titullit kampion. Asnjë trajner nuk merr më të mirën nga sulmuesi belg më shumë se sa Conte, dhe Lukaku nuk djersin e sakrifikon më shumë për asnjë trajner tjetër se sa me Conten. Kjo është arsyeja se përse të dy kanë ruajtur një raport special edhe pasi rrugët e tyre janë ndarë, dhe e kërkon tani te Napoli, me mediat italiane që raportojnë se transferimi është pranë realizimit. Napoli po punon prej kohësh me Chelsea që do të donte të paguhej klauzola e lirimit prej rreth 44 milionë eurosh, por dihet që për të mbyllur sagën Lukaku klubi londinez duhet të kënaqet me diku te gjysma e kësaj shume.

Pika e takimit mes dy klubeve mund të jetë në gjysmë të rrugës për një pagesë prej rreth 25 milionë eurosh për kartonin. Lukaku ndërkohë për Napolin dhe për Conten është gati të reduktojë më tej pagën, duke qenë se te Roma edhe pse me zbritje merte 7.5 milionë. Pra egzistojnë të gjitha kushtet për të arritur te një mbyllje pozitive. Conte do ta presë Lukakun në Castel di Sangro, ku Napoli do të transferohet nga 25 korriku. ndërkohë vetë futbollisti ka nisur të përgatitet për tu paraqitur në formë të mirë, pasi me përgatitjen fizike të Contes nuk bëhet shaka dhe ai e di mirë, ashtu siç e di se së bashku mund të fitojnë.

sfidanti.al