Vincent Kompany ka ide të qarta. Trajneri i ri i Bayernit është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm. I thirrur për të zëvendësuar Thomas Tuchel, trajneri belg ka për detyrë të rikthejë skuadrën bavareze në krye të futbollit gjerman me objektivin për të lënë gjurmë edhe në Evropë me Championsin e ri gati për të filluar. Për këtë arsye klubi është shumë i kujdesshëm në merkato për t’i siguruar ish-mbrojtësit një skuadër me cilësi dhe të besueshme.
Objektivat e Bayernit
Një nga të kandidatët kryesorë për të veshur fanellën bardhekuqe është Xavi Simons. Lojtari, sipas Kompany, është perfekt për të qenë elementi që mund të krijojë një lidhje mes Palhinhas dhe Musialës në ekipin e Bayernit. Një objektiv tjetër është Desiré Doué, lojtar në pronësi të Rennes, por duhet theksuar se edhe Paris Saint-Germain po i kushton vëmendje këtij futbollisti dhe mund të ketë përparësi në këtë garë.
Olmo, plani B
Kjo është arsyeja pse në Mynih ata shikojnë përreth. Sipas asaj që raporton Sky Sports, në rast se një nga dy objektivat nuk realizohet, Kompany ka vënë në listë Dani Olmon, i freskët nga fitimi i Kampionatit Evropian me Spanjën. Lojtari i Leipzigut ka një klauzolë përfundimi prej 60 milionë eurosh, e cila skadon më 20 korrik. Barcelona e Hansi Flick është gjithashtu e interesuar për Olmon.
sfidanti.al