Milani paguan klauzolën, Morata vishet kuqezi

Drejtuesit e Milanit, drejt Madridit për të paguar klauzolën e lirimit të Alvaro Moratas. Tashmë kanë mbetur vetëm vizitat mjekësore për kampionin e freskët të Evropës. Vetë Morata konfirmoi transferimin te kuqezinjtë pasi u tha lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij të Atleticos së Madridit. Për të kjo do të jetë përvoja e dytë në Serinë A, pasi të dy kaluan disa vite me fanellën e Juventusit. Atletico është informuar për pagesën e klauzolës së lirimit prej 13 milionë eurosh. Pas zyrtarizimit të pagesës së klauzolës, Atletico ndezi dritën jeshile për vizitat mjekësore të Moratas me Milanin që po zhvillohen direkt në kryeqytetin spanjoll, nën mbikëqyrjen e kuqezinjve. Nesër, në fakt, Morata do të largohet me familjen e tij për disa javë pushime të merituara pas një sezoni rraskapitës, i cili përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pra duke e ngritur në qiejt e Berlinit trofeun e Euro 2024. Mbërritja e Moratas në Milano është caktuar për javën e dytë të gushtit, pak para fillimit të kampionatit. Kuqezinjtë do të bëjnë debutimin e tyre në Serinë A më 17 gusht, kundër Torinos.

sfidanti.al