Armando Sadiku pritet që të ndryshojë skuadër por jo kampionat. Sulmuesi nga Elbasani doli nënkampion sezonin e shkuar me Mohun Bagan, por gjatë kësaj dritareje verore me gjasa do të nisë një aventurë të re. Mediat në Indi raportojnë se 33-vjecari ka arritur akordin me klubin e Goa e shumë shpejt do të nënshkruajë një kontratë 2-vjecare. Edicionin e shkuar, sulmuesi mori dy trofe me Mohun Bagan, duke qenë një element I rëndësishëm për skuadrën, ndonëse u mund në finalen e madhe të titullit në fazën play-off. Sezonin e shkuar Sadiku shënoi 8 gola në kampionatin e rregullt, paraqitje që kanë bindur drejtuesit e Goa për t’i bërë një ofertë që e ka bindur sulmuesin për të ndryshuar ambient.
sfidanti.al