Struga është eleminuar në fazën e parë kualifikuese të Champions League. Skuadra shqiptare, e drejtuar nga Qatip Osmani, pasi u mposht 2-4 në ndeshjen e parë, në aktin e kthimit ndaj Slovan Bratislavës pësoi disfatë 1-2. Ekipi sllovak zhbllokoi shifrat që në minutën e 9-të me Weiss. Autogoli i Ristevskit në fundin e fraksionit, dërgoi llogaritë në 0-2. Në pjesën e dytë, goli i Compaore, shërbeu vetëm për statistikë. Struga do të vijojë rrugëtimin në Europë, por këtë herë në Conference League. Përballë do të jetë Pyunik Yerevan, ekip armen. Një ditë më parë edhe Ballkani me Decic u larguan nga evenimenti më prestigjoz i futbollit europian.
sfidanti.al