Spanja feston titullin europian në Madrid

Pas arritën të siguronin një fitore historike në Gjermani, kombëtarja spanjolle ka dërguar në shtëpi trofeun. Lojtarët e “La Roja” u kthyen në tokën vendase të hënën pasdite, më pak se 24 orë pasi mposhtën Anglinë në finalen e Euro 2024. Ndalesa e parë ishte në aeroportin Adolfo Suarez Madrid–Barajas ku kapiteni i ekipit Alvaro Morata dhe presidenti i federatës spanjolle të futbollit Pedro Rocha u fotografuan te dera e avionit duke ngritur trofeun. E gjithë skuadra më pas pozoi për një foto pranë avionit, ku nuk mund të mungonte dhe kupa. Pas largimit nga aeroporti, ekipi shkoi për të takuar kryeministrin e Spanjës, dhe më pas festa vijoi me një paradë publike në qendër të Madrid. Spanja ishte kampione e denjë pasi fitoi të shtatë ndeshjet e saj në Euro 2024, duke përfshirë një fitore 2-1 ndaj Gjermanisë pritëse në kohën shtesë. “La Roja” u bë skuadra e parë që fitoi katër kampionate evropiane.

sfidanti.al