Shaqiri largohet nga kombëtarja e Zvicrës

Xherdan Shaqiri largohet nga kombëtarja e Zvicrës. Sulmuesi me origjinë kosovare, i cili sot luan në SHBA për Chicago Fire, largohet nga seleksionimi i Zvicrës pasi mori pjesë në Kampionatin e fundit Evropian që përfundoi me eliminimin në çerekfinale ndaj Anglisë, turne në të cilin ai nuk ishte një titullar, por megjithatë ai shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Skocisë, si dhe mundi Pickford me gjuajtjen e tij prej njëmbëdhjetë metrash kundër “Tre Luanëve”. Ish-lojtari i Interit, Bayern e shumë skuadrave të tjera, ndër të tjera i ka besuar rrjeteve sociale mesazhin e lamtumirës:

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares. Mbeten kujtimet e bukura dhe ju them të gjithëve: FALEMINDERIT!”.

Xherdan Shaqiri është lojtari i vetëm që ka shënuar në tre edicionet e fundit të mëdha(Kupat e Botës dhe Euro).

sfidanti.al