Egnatia mundet në një ndeshje “thriller” në Bosnje Hercegovinë përballë kampionëve të Banja Luca-s ku e pësoi golin në minutën e 106 ndërsa arbitri akordoi 20 minuta shtesë dhe për rrogozhinasit e nxorri dy herë të kuqein, një herë për Zejnullahin në të 58-tën dhe më pas për Ndresën në kohën shtesë. Duel shumë i luftuar në Bosnje për të besuarit e Edlir Tetovës që rezistuan mirë deri në minutën e 96 por pas më shumë se 40 minutave me një lojtar më pak, pësuan një gol që mund të peshojë shumë për fatet e sfidës së kthimit ku do të caktohet edhe skuadra që do të vazhdojë më tej në raundin e dytë të UEFA Champions League. Ndeshja ka qenë e tensionuar dhe është ndërprerë për disa për shkak të thirrjeve antishqiptare të tifozerisë vendase. Gjithsesi kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vendoset pas një jave në “Elbasan Arena”, kur në 17 korrik do të luhet ndeshja e kthimit mes dy skuadrave.
sfidanti.al