Anglia në Berlin, Holanda në shtëpi

Një ndeshje që anglezët do ta mbajnë mend gjatë ashtu si holandezët që kaluan në avantazh por nuk arritën ta ruanin me fanatizëm rrjetën e Xavi Simons që në minutat e para të sfidës. Anglia e ktheu në favor dhe e mbylli me një gol të vonë 2-1 gjysmëfinalen e luajtur në Dortmund duke siguruar finalen e dytë rresht të një europiani, vetëm 3 vjet pas sfidës së humbur në Londër me Italinë. Kjo përballje ishte një pasqyrë e gjithë europianit që ka luajtur skuadra e Southgate, pothuajse përherë në disavantazh dhe në fund me një gol vendimtar (këtë herë nga Watkins), arrin të sigurojë biletën e finales së datës 15 korrik që këtë herë do ta luajnë ndaj Spanjës perfekte të drejtuar nga De La Fuente dhe të drejtuar në fushë nga talenti 17-vjeçar Lamine Yamal. Lotë të hidhura për “tulipanët” që nuk arritën të ruanin barazimin e vendosur përkohësisht nga Harry Kane me 11-metërsh.

sfidanti.al