Donny Van De Beek i ka dhënë lamtumirën Manchester United dhe tifozëve të “Djajve të Kuq” përmes një postimi në rrjetet sociale. Holandezi theksoi se sot është përfundimi i aventurës së tij te skuadra e United.
“E dashur familje e Manchester United, sot është një ditë e paharrueshme, pasi aventura ime në klub po merr fund. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj ndër vite. Që nga momenti kur mbërrita te Manchester United, u ndjeva jashtëzakonisht i mirëpritur dhe u jam mirënjohës të gjithëve në klub që më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Manchester do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, paçit fat të gjithë, ne do të takohemi përsëri”-shprehet mesfushori 27-vjeçar. Van de Beek pritet të zyrtarizohet te Girona, me klubin iberik që i ka ofruar 15 milionë euro bashkë me bonuset klubit të United.
sfidanti.al