Egnatia vazhdon përgatitjet në stadiumin e Luzit.Rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova kanë kryer dje 120 minuta stërvitje, ku i gjithë grupi u pa në formë të mirë sportive. Trajnerin durrsak e kënaq fakti që futbollistët nuk kanë pasur probleme fizike, me përjashtim të Malotës, i cili po bën gjithçka për të qenë të paktën në stol në takimin e parë kundër Borac Banja Lukas më 10 korrik.
sfidanti.al