Ronaldo tremb Portugalinë por penalltitë kualifikojnë luzitanët

Një ndeshje që mund të kishte përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme për Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon por fati i buzëqeshi sulmuesit dhe ekipit të Martinez. Portugalia eleminon Slloveninë pas 120 minutave dhe penalltive ku fitoi pastër 3-0 edhe falë pritjeve fantastike të Diogo Costa. Sfidë emocionesh në Frankfurt ku luzitanët patën mundësinë më të mirë në minutën e 115 me Ronaldon nga pika e bardhë që gaboi por korrigjoi më pas në lotarinë përfundimtare. Në krahun tjetër, Sllovenia ishte vetëm pak centimetra larg lavdisë kur Sisko gaboi i vetëm përballë portierit portugez pasi përfundoi fillimisht nga gabimi i Pepes. Në ndeshjen e radhës, Portugalia do të sfidojë në Hamburg Francën për të siguruar biletën e gjysmëfinales së Euro 2024.

sfidanti.al