Haleluja : presidenti Duka, fajeson tifozet per eleminimin !

Presidenti Duka mund të jetë shpallur  orakull më i dështuar i Europianit. Ai qe shfaqej në mënyrë spektakolare dhe djallzore  se do të mundim Italinë 1-0, e pastajk  do ta dalim në grup. Apo kur ia shkrepi ne fund   edhe para ndeshjes me Spanjën, deklaroi se do ta fitonim ndeshjen dhe do te benim histori Te gjithe besuan se do te bente “magjine armene”…!

Disa thonë se presidenti ynë që sillet ndryshe nga gjithë presidentët e Europianit, behet njeri i “besueshem’ kur nuk flet. Ka të tjerë që besojne  se presidenti Duka thotë gjithmonë të kundërtën dhe topin ia kalon prej shalës popullit të futbollit. Nje futboll me dy fytyra,  qe duket sikur ka  në krye  nostradamusin e topit, në fakt.. nastradinin e topit !

Mbrëmë , presidenti qënka shfaqur në ekranin e tij më besnik, ku pyetjet dhe përgjigjet shijohen si llokume me arra , duke treguar “gralin e shenjtë” të eleminimit. Dëgjoni fjalët   e tij, për të mësuar se cili është morali i njeriut që fryn dhe shfryn tollumbacen e kombëtares: “ Mbështetja e madhe e publikut me Italinë pasi shënuam gol,  më shumë na ngarkoi emocionalisht se sa ndihmoi..”

Pra, nuk e ka fajin nuk e ka trajneri  Silvinjo, as futbollistët qe luajten ne fushe, sigurisht as  presidenti Duka, sepse  ka lindur i pafajshëm ,por populli i futbollit !  50 mijë tifozë  në stadium  paskan gabuar që janë gëzuar kaq shumë tek goli, “mallkuar” qe ishte kaq  i shpejtë! Po Bajrami që  ndezi fitilin,  a nuk ka faj zoti president ? Të shkretët tifozë, erdhën nga gjithë cepat e botës, blenë bileta super të shtrenjta për të parë se si do te kualifikoheshin “shqiponjat” dhe në në fund marrin edhe faturën e eleminimit…

Sfidanti.al