Pogba, në gjendje të vështirë: Mori fund, jam i vdekur!

Në një video të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, mesfushori francez, Paul Pogba, i pezulluar për katër vite për shkak të dopingut, bën një deklaratë disi shqetësuese.

“Mori fund. Jam i vdekur. Paul Pogba nuk ekziston më”, thotë ai në një video të transmetuar nga llogaria “hieTiP Sports”, në atë që mendohet të jetë që njoftim për një intervistë më të gjatë. “The Guardian Nigeria”, që kishte akses në më shumë pjesë të videos, ka transkriptuar deklaratat e tjera të Pogbasë:

“Nuk e di më kush jam. Futbolli ishte jeta ime, pasioni im. Tani, më duket se kam humbur rrugën. Gjithçka që ndërtova në karrierën time profesionale m’u hoq.”

Kujtojmë që Pobga u pezullua për katër vite pasi doli pozitiv në testin antidoping. Francezi kishte rezultuar pozitiv për substancën testosteron pas ndeshjes Udinese-Juventus, në raundin e parë të Serisë A 2023/2204, më 20 gusht 2023, në një ndeshje ku nuk u largua nga pankina. Kundëranalizë, në tetor, doli gjithashtu pozitive, kur tashmë ishte pezulluar në mënyrë parandaluese që në fillim të shtatorit. Mesfushori, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, ka bërë apel në TAS.

sfidanti.al