Në ndeshjen e tij të 18-të në finalet e Europianit, Manuel Neuer u kujtoi të gjithëve përse është ai portieri më i mirë në glob. Në pjesën e dytë ta takimit mes Gjermanisë dhe Zvicrës, numri një i Bajernit arriti që t’i mohonte një gol të sigurt Xhakës, i cili do të dërgonte ekipin helvet në avantazh të dy golave.
“Mund të kishte qenë goli i 2-0 dhe arritja e vendit të parë në Gurpin A do të kishte qenë e pamundur për ne. Goditja ishte e vështirë pasi pamjen nuk e kisha të lirë, pasi kisha një mbrojtës përpara meje. Më duhet ta pranoj se bëri një goditje brilante. Granit Xhaka shpesh herë shënon gola të bukur nga distanca, jemi familjarë me llojin e goditjeve që bën pasi e kemi parë në aksion në arenën ndërkombëtare si dhe në Bundesligë. Për mua kishte shumë rëndësi që të gjendesha gati”, tha Manuel Neuer.
sfidanti.al