Trajneri i Skocisë akuzon UEFA-n për arbitrin

Stiv Klark ka vendosur përpara përgjegjësisë UEFA-n për zgjedhjen e bërë nga kjo e fundit për të futur në skuadrën e arbitrave të Euro 2024, një argjentinas. Fakundo Tejo, kryesori i ndeshjes mes Skocisë dhe Hungarisë, tërhoqi vëmendjen e publikut britanik me vendimin e marrë kur nuk i akordoi një penallti të beasurve të Stik Klark pas duelit të Armstrog dhe Orban në minutën e 79’. “Nuk e kuptoj ende se përse nuk na u akordua ajo penallti. Nuk kam as se si ta pyes se përse nuk u konsultua me ‘VAR’, pasi mbase nuk di gjuhën. Nuk e di përse ai është këtu. Përse në këtë ndeshje UEFA nuk vendosi një aribër europian”, tha Klark. Siç dihet UEFA për këtë Europian grumbulloi 19 arbitra dhe vetëm njëri prej tyre nuk i përket Federatave, të cilat aderojnë në këtë organizëm.

sfidanti.al