Calhanoglu drejt Bayernit, Interi vendos çmimin e lojtarit

Asnjë ofertë dhe asnjë kërkesë zyrtare, por konfirmimet vazhdojnë të mbërrijnë në lidhje me interesimin e Bayernit të Mynihut për Hakan Calhanoglu. Që në maj ka pasur kontakte mes klubit gjerman dhe rrethit të mesfushorit turk, aktualisht në Euro 2024 me kombëtaren e tij: disa takime në Turqi dhe Gjermani për të testuar ujërat dhe për të kuptuar qëllimet e lojtarit, që ka kontratë me Interin deri në qershor 2027, e ka nënshkruar verën e kaluar, me një pagë prej 6.5 milionë euro neto në sezon dhe në rritje.

Mediat turke janë të sigurta se Calhanoglu është i kënaqur nga interesimi i Bayernit dhe është gati të konstatojë ofertën e bavarezëve (8 milionë plus bonus për katër vjet): ideja për t’u rikthyer për të luajtur në Gjermani si një yll ndërkombëtar i futbollit (ai ka luajtur për Karlsruhe, Hamburg dhe Bayer Leverkusen) e tërheq shumë atë. Ndërkohë, Interi nuk ka ndërmend të privojë veten nga një lojtar që ishte themelor për fitimin e titullit dhe që është një pikë e fortë dhe e pazëvendësueshme në lojën e Simone Inzaghit. Calhanoglu konsiderohet i pashitshëm dhe vlerësimi i tij është të paktën 70 milionë euro.

sfidanti.al