Së pari po sqarojmë se ndeshja e ditës së hënë në ora 21.00, do të jetë kryendeshja e krejt historisë së futbollit shqiptar, qëkur u njoh si lojë në Shqipëri. Të hënën se do të ketë me shumë tifozë se sa në ndeshjen me Italinë. Shqipëria luan me Spanjën, ekipi i madh botëror, por spanjollët për fatin tonë të mirë i kanë bërë 6 pikë dhe janë në krye të grupit. Ekipi ynë vijon përgatitjet për ndeshjen e fundit me Spanjën, në të cilën do të kërkojë fitoren në mënyrë për një arritje historike, siç është ai i kualifikimit të grupit në Europian. Situata në Grupin B është ende e komplikuar, ku vetëm Spanja ka arritur të kualifikohet dhe ta mbyllë gjithashtu në vendin e parë. Italia, Shqipëria dhe Kroacia janë ende në lojë për një kualifikim të mundshëm ose eliminim i menjëhershëm. Kështu UEFA ka shpjeguar se çfarë ndodhë në rezultatet e mundshme të Grupit B:
Ja variantet në grupin tonë:
Italia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse shmang humbjen kundër Kroacisë. Italia nuk do të arrijë dot në fazën e 16-të nëse humbet dhe Shqipëria mund Spanjën. Shqipëria do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Spanjën dhe Kroacia mund Italinë, duke siguruar që Shqipëria të përfundojë përpara Kroacisë në diferencën e përgjithshme të golave ose më pas golat e përgjithshëm të shënuar, ose më pas pikët disiplinore ose më pas renditjen e Kualifikuesve Evropian. Shqipëria nuk do të mund të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet edhe nëse Kroacia mund Italinë. Kroacia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Italinë dhe Shqipëria nuk mund Spanjën, por nëse fiton edhe Shqipëria, Kroacia dhe Shqipëria do të ndahen në vendin e dytë dhe të tretë sipas kritereve të mësipërme. Kroacia nuk do të jetë në gjendje të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Shqipëria shmang humbjen. Në të gjitha raste duhet fituar me Spanjën, ndryshe kalkumet rrëzohen!
sfidanti.al