Rinovim te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman kanë zgjatur bashkëpunimin me Aleksandar Pavlovic deri në 2029. 20-vjeçari është një prodhim i akademisë së Bayernit, teksa sezonin e kaluar u bë pjesë e skuadrës së parë.
“Bayerni ka rinovuar kontratën me 20-vjeçarin Aleksandar Pavlovic deri më 30 qershor 2029. Mesfushori i lindur në Mynih luan për kampionët gjermanë që prej moshës 7-vjeçare. Ai konsolidoi vendin si titullar në ekipin e parë gjatë sezonit të kaluar”, lexohet në komunikatën zyrtare të bavarezëve. I lumtur u shfaq edhe vetë futbollisti, i cili po përjeton një ëndërr duke u aktivizuar në moshë të re tek ekipi i tij i zemrës.
sfidanti.al