Holanda ka nisur me fitore aventurën në Euro 2024. “Tulipanët” kanë mposhtur me përmbysje 2-1 Poloninë në ndeshjen hapëse të Grupit D. Kanë qenë polakët ata që kanë zhbllokuar sfidën me Adam Buksa, por holandezët kanë barazuar shifrat me Gakpo. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, ndonëse skuadra e Kumanit është dukshëm më superiore se rivalët. Holanda luan më mirë edhe në pjesën e dytë, por duhet të presë deri në minutën e 83-të, kur i sapofuturi në fushë Weghorst shënon golin e avantazhit. Mbyllet 2-1 për Holandën që ngjitet në krye të grupit në kuotën e tre pikëve, ndërsa Polonia pa Levandovskin në fushë nuk është e njëjta skuadër.
sfidanti.al