Arturo Vidal po perjeton një momet tragjik në jetën e tij familjare. Në San Joan, në periferi të Santiagos në Kili, u gjend i vrarë me armë zjarri, Ignacio Neira Guerra, i fejuari i motrës së futbollistit të Bayernit të Mynihut, Ambar. Burimet e policisë nuk e konfirmuan faktin se Guerra ishte i fejuari I saj, por ishte pikërisht motra e Vidal që bëri identifikimin e viktimës në morg, ndërkohë që ende nuk jepen detaje në lidhje me vrasësin e Guerrës.
Nuk është hera e parë që familja Vidal është pjesë e kronikës së zezë. Në vitin 2012. Ishte pikërisht motra e mesfushorit, Ambar ajo që u ndalua nga policia pasi ishte pjesë e një bande që grabiste bankomatët. Edhe i ati i Arturo Vidal në të kaluarën, u vu në pranga nga policia pasi iu gjet në zotërim një sasi kokaine dhe thikash.
Sfidanti.al