Në Kroaci vlerësojnë Shqipërinë

Shqipëria nis sprintin e fundit drejt përgatitjeve për ndeshjet e Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në Gjermani. Takimi i parë do të zhvillohet më datë 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, ndërsa katër ditë më pas është sfida ndaj Kroacisë. Ekipi ballkanas e ka marrë seriozisht sfidën, sepse ndeshja e dytë do të vendosë shumë për fatet e ekipit kroat.

Në Kroaci, gazetat më të rëndësishme kanë shkruar për Kombëtaren e Shqipërisë. Sportnet si titull kryesor ka vendosur:  Shqipëria, pa superyje, por me forcë të madhe grupi. Në artikullin e publikuar, gazeta kroate shkruan për rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikueset e Evropianit, duke evidentuar edhe elementët më të rrezikshëm. Gazeta Nacional, në artikullin e 12 qershorit ka intervistuar ish-trajnerin e Kroacisë, Ante Cacic i cili deklaron: Sfida më e vështirë do të jetë ajo ndaj Shqipërisë, do të luajnë gjithçka për gjithcka”, shprehet 70-vjeçari, i cili më herët ka drejtuar edhe Dinamon e Zagrebit.

sfidanti.al