Kush do ta fitojë Euro 2024? Observatori i statistikave, OPTA përpiqet t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje, të paktën në aspektin shkencor dhe përgjigja është pothuajse e pritshme. Sipas observatorit europian, Anglia ka 19.9 % shanse e ndjekur nga Franca me 19.2 dhe Gjermania me 12.6. Spanja dhe Portugalia renditen disi më poshtë ndërsa ajo që surprizon është Italia në vendin e shtatë me vetëm 5 % mundësi për të mbrojtur trofeun e fituar 3 vite më parë në Londër. Përsa i përket pjesës tjetër të parashikimeve, Anglia qëndron shumë pranë suksesit të parë në këtë kompeticion edhe pse është vendi që përfaqëson kulturën që ka shpikur futbollin. Didier Deschamps është gjthashtu shumë i kuotuar për të rikthyer në Francë titullin që më parë gjelat e kanë fituar dy herë në vitet 84 dhe 2000 ndërsa të dyja skuadrat kanë nga 30 % shanse për të prekur finalen. Një e dhënë interesante që lidhet drejtëpërdrejtë me Shqipërinë është ajo që i jep 80 % mundësi Italisë për të kaluar grupin, çka do të thotë se sipas OPTA-s, Shqipëria ka shumë pak shanse për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.
sfidanti.al