Insinje lojal: “Shpresoj se kurrë nuk do ta heq bluzën e Napolit”

Ylli i ri i “Napolit”, Lorenco Insinje, synon që t’i mbesë besnik klubit të tij, duke vendosur nënshkrimin e tij në kontratën e re pesëvjeçare. Të dyja palët, prej kohësh, kanë zhvilluar bisedime për vazhdimin e bshkëpunimit, ndërkohë që, në disa raste, u tha se këto bisedime kishin ngecur në vend, kështu që disa klube të Premier Ligës “trokitën në portën” e Napolit. Sidoqoftë, më në fund, ky futbollist 25-vjeçar gjeti gjuhën e përbashkët me kryesinë e Napolit, duke vendosur nënshkrimin e tij në kontratë me kohëzgjatje deri më 2022.

“Jam shumë i lumtur, pasi, qëkur kam qenë fëmijë, kam ëndërruar që të luaj me Napolin. Shpresoj se kurrë nuk do ta heq bluzën e Napolit. Tani, synimi është që të fitojë trofe me Napolin, duke qenë se të gjithë napolitanët e meritojnë që të jenë të gëzuar”, tha Insinje në konferencën e djeshme të shtypit, mbas nënshkrimit të kontratës.

Sfidanti.al