“Divorci” me Barcelonën, vjen reagimi i parë i Xavi Hernandez

Pas mbylljes së eksperiencës si trajner i Barcelona-s, Xavi Hernandez ka sqaruar tifozët përmes rrjeteve të tij sociale për këtë ndarje. Në postimin e tij, Xavi shprehet se ndjehet krenar për punën e bërë te katalanasit dhe se do të jetë gjithmonë në dispozicion të këtij klubi.

“Të dashur tifozë, koha ime në pankinën e Barçës do të përfundojë të dielën. Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por e bëj me shumë krenari, pas dy vitesh e gjysmë në krye të një skuadre që ka qenë si një familje e dytë. Dua të falënderoj mbështetjen dhe dashurinë e tifozëve, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë treguar gjithmonë të njëjtën dashuri si gjatë kohës sime si futbollist. Nga e diela do të jem më shumë në tribuna, ose tani në stadiumin Olimpik ose pas disa muajsh në Camp Nou. Sepse para se të jem lojtar apo trajner, jam mbështetës i Barcelonës dhe dua vetëm më të mirën për klubin në jetën time, i cili do të më ketë gjithmonë në dispozicion.Kam punuar me një grup lojtarësh fantastikë dhe me një staf spektakolar. Falë të gjithëve, ne kemi arritur objektivat e vendosura, duke kulmuar vitin e kaluar me një trofe të La Liga-s dhe një Superkupë. Këtë sezon gjërat nuk shkuan ashtu siç donim, por ne bashkuam kokën dhe ndihmuam të rritet një brez i ri futbollistësh nga La Masia që frymëzojnë të gjithë ne tifozët e Barcelonës.Shumë faleminderit për të gjithë. Për tifozët, lojtarët, stafin, punonjësit e klubit, Presidentin, Bordin Drejtues, drejtorët sportivë, mediat dhe të gjithë me të cilët kam ndarë rrugëtimin gjatë këtyre dy sezoneve e gjysmë. I uroj më të mirat klubit që mbaj në zemër. Rroftë Barça”-shkruan Xavi Hernandez.

sfidanti.al